Skandaloze! Ja çfarë kërkon Rama të bëj me ushtrinë…

0
132

Skandaloze!

Duke përdorur Sandër LLeshin, Edi Rama kërkon që Forcat e Armatosura të Shqipërisë ti përfshijë dhe ti kthejë në polici që të dalë në rrugë e të luajë rolin që tani e ka ekskluzivisht vetëm Policia e Shtetit.

Lleshi ka propozuar në mënyrë të fshehtë që në Ligjin e Policisë së Shtetit të bëjë dy ndryshime thelbësore, me anë të të cilave përfshinë ushtarakët e Forcave të Armatosura në policinë e rendit.

Sipas propozimeve të Lleshit, ‘për nevoja të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit, ushtarakë të Forcave  të Armatosura dhe këto pranime do të bëhen me marrëveshje mes dy ministrave atij të Mbrojtjes dhe të Brendshëm’.

E sipas Lleshit, kjo gjë do të bëhet për nevoja të veçantë të bëjë përfshirjen e ushtarakëve në polici.

Kjo është pak a shumë mënyra se si presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan përdor ushtrinë në vend të policisë.

Më poshtë propozimi i Sandër Lleshit, i bere publik nga Flamur Çela, kreu i Komisionit te Sigurise ne LSI.

Image

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here