Këshilltar komunal për kulturën/ Vret dhe hedh në lumë gruan shqiptare…

0
166

“Burg përjetë” është kërkesa e Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali,  për 64-vjeçarin italian Franco Vignati, i cili akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja.

Pensionisti 64-vjeçar akuzohet si autori i varjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumin “Po”.

 

Trupi i pajetë u gjet në lumë më 8 qershor të të njëjtit vit, në Monticelli d’Ongina, komunë ku italiani më vitin 2009 ka qenë këshilltar komunal për kulturën, i partisë “Lega Nord”.

 

 Vignati, sipas prokurorisë, e kishte kryer vrasjen, pasi gruaja shqiptare i kishte komunikuar se do ta shkëpuste lidhjen me të.

Megjithatë Franco Vignati vijon të pretendoje se është i pafajshëm, akuzohet vrasje me paramendim për arsye të dobëta, fshehje të kufomës dhe armëmbajtje pa leje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here