Për të 6 ditë me radhë studentët kanë protestuar para godinës së ministrisë së Arsimit ku kanë bërë thirrje për plotësimin e kushteve të parashtruara prej tyre.
Studentët refuzuan takimin me kryeministrin duke theksuar se nuk do të ketë negociata pa u plotësuar kushtet e tyre.
Protestës së sotme ju janë bashkuar edhe qytetarë ndërkohë që disa prej studentëve kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë një përshkallëzim të aksionit të tyre nëse nuk plotësohen kushtet.
Ata u shprehën se ditën e nesërme pritet të ketë një protestë masive ndërsa afati i fundit për të pritur reagimin e ministrisë së Arsimit është pasditja e së martës.
Një prej opsioneve i cili është artikuluar nga studentët, por që nuk ka ende një vendim përfundimtar, është ai i nisjes së një greve.