Bojkot jo vetëm nga studentët, prindërit që punojnë në administrata do të…

0
207

Bojkot jo vetëm për studentët, por edhe për prindërit e tyre. Kështu deklaroi sot nga protesta para Ministrisë së Arsimit, një prej studentëve.

Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ studenti tha se ditën e nesërme është rënë dakord me prindërit që punojnë në administrata por dhe në institucione të shërbimit publik.

 “Nesër prindërit do bojkotojnë punën. Në uzinën e Ballshit, në Fierzë, Koman, Vau i Dejës, duke shkaktuar ngërç shtetëror, që kryeministri t’i bindet studentëve”, -tha studenti. Ndërkohë një tjetër studente tha se 8 kërkesat duhet të plotësohen nga qeveria, si detyra shtëpie për ta.

“Nëse do shkonim të Kryeministria, do të politizohej çështja. Ne nuk jemi në dorë të askujt, as të opozitës. Kryeministri kërkon dialog me ne. Ne kemi shumë ide për të dhënë, por s’jemi ekspertë të çështjes. Ne nuk e kemi për detyrë të tregojmë se si zgjidhen detyrat e shtëpisë”, tha studentja, e cila shprehej kundër faktit që protestuesit të shkonin drejt Kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here