Protesta e studentëve, ndër më masivet e viteve të demokracisë, ka bërë për vete të gjithë qytetarët.
Një grua, e cila po kalonte me biçikletë pranë rrugës së Durrësit, ka ndaluar në momentin që ka parë protestën e studentëve dhe ka nisur të qajë.
Studentët vazhdojnë të protestojnë me orë të tëra para Ministrisë së Arsimit.
Studentëve nga Universiteti i Tiranës iu bashkuan edhe studentët e Universitetit të Arteve, studentë nga Shkodra dhe Vlora, Elbasani, por edhe qytetarë të thjeshtë.