Romanca e re lind në Këngën Magjike…

0
201

Por, me sa duket, sapo hyri në showbiz, Krusita u bë shpejt edhe lajm për mediat rozë. Kledi Bahiti, kompozitori i këngës së saj, është përfolur sot edhe si partneri i Krusitës. Mendohet se dy të rinjtë po jetojnë një romancë prej pak kohësh. Siç ka mësuar Blitz.al, Kledi dhe Krusita nuk janë vetëm bashkëpunëtorë në këngën e saj, por kanë edhe një lidhje dashurie. Kohët e fundit, Kledi është parë shpesh në shoqërinë e Krusitës, madje e ka shoqëruar atë edhe gjatë provave të Këngës Magjike.

Në një intervistë për “Thumb” pak ditë më parë, Kledi tha se në studion muzikore gjatë prodhimit të një kënge mund të ketë dhe lindje ndjenjash: “Zakonisht, kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që materiali i rri shumë mirë, edhe ajo mund të ketë “sex appeal”. Sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”,- tha ai si për të ngritur dyshime për historinë e tij të re të dashurisë.


 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here