Sot SHBA konfirmoi se dokumentat, e kompanisë fituese të tenderit të Unazës së Re dhe tenderit të OSHEE me një shumë totale prej 30 milionë eurosh, janë të falsifikuara.
Damian Gjiknuri i pyetur nga media nëse do të japë dorëheqjen deklaroi se nuk ka përse.
U kapën me presh në duar duke vjedhur 30 milionë euro dhe deklarojnë se nuk kanë arsye të dorëhiqen, se ata nuk kanë asnjë faj.
Nuk kanë asnjë faj që një kompani e krijuar dy muaj para tenderave, i fiton ato me dokumenta të falsifikuara?!
Nuk kanë asnjë faj që një kompani e krijuar dy muaj para tenderave me në krye një recepsionist hoteli, përlan 30 milionë euro nga taksat tona?!
Kjo nuk mund të vazhdojë më!
Ata mund të kenë kapur prokurorinë dhe gjykatat por nuk e kapin dot popullin.
Nëse Gjiknuri, drejtori i APP dhe ai i ARSH të përfshirë në aferë, nuk dorëhiqen urgjent, vendi nuk do të gjejë paqe nga protestat.
Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund!
Home Aktualitet SHBA konfirmon tenderin korruptiv/ Gjiknuri nuk dorëhiqet, prokuroria hesht, e vetmja zgjidhje...