Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook” ku denoncon sipas saj, mashtrimin e kreut të bashkisë Erion Veliaj lidhur me kartat e studentit.
Zhupa thekson se Veliaj i ka premtuar studentëve të Tiranës çdo vit kartat e studentit, duke iu thënë që i ka gati e që do të sjellin plot me lehtësira, por ky premtim nuk është realizuar.
Postimi i plotë:
Karta e Studentit mashtrimi i Veliajt për 3 vjet e gjysëm.
Tirana ka numrin më të lartë të studentëve në vend, gjithashtu ka edhe shpenzimet më të larta për jetesë, për aktivitete, për qarkullim. Kryebashkiaku i Tiranës mashtruesi Veliaj i ka premtuar studentëve të këtij qyteti cdo vit, duke ju thënë që e ka gati, që do jetë plot me lehtësira, dhe lloj lloj mashtrimesh stili i tij. Sot dekoron pemët, thua se protesta nuk është edhe për mashtrimet e tij.
A ke një përgjigje për studentët? Apo fshihesh edhe ti si Lindita pas liderit suprem Rames?