Thaçi nuk merret seriozisht. Flet për korrupsionin, mbi 3 800 persona i kanë vendosur…

0
166

Duket se Presidentin kosovar Hashim Thaçi shumica nuk e marrin seriozisht kur flet për korrupsionin.

Në një postim të tijin në rrjetet sociale, në kuadër të Javës kundër Korrupsionit, nga rreth 5 mijë persona që kanë preferuar të “angazhohen” rreth postimit, mbi 3 800 persona i kanë vendosur emoji “ha ha ha”.

Reagimi i Thaçit: 

Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative. Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë. Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here