Ish-deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht pedagog i Fakultetit Ekonomik, Sherif Bundo i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, ka komentuar videon që shpërndau kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale, ku e cilësonte si enverist.
Bundo, tha se videoja është shkëputur qëllimisht, ndërsa hodhi poshtë cilësimin e Ramës për të enverist, duke shtuar se ai është sulmuar nga regjimi diktaktorial, në kohën që ishte në universitet.
“Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem, se do doja që opinioni publik të dëgjonte të plotë videon, se videoja është prerë qëllimisht.
Studentët nuk janë në kushte të barabarta me pushtetarët e tyre. Studentët janë të brishtë nuk janë qelibarë, ata më kërkuan të shprehja mendimin tim në lidhje me qëllimet e tyre.
Unë nuk jam enverist, jam përjashtuar nga Univeristeti i Tiranës, jam përjashtuar nga fakulteti për shkak të biografisë”, tha Bundo.