Mënyra se si kryeministri Edi Rama po kërkon që të shuajë protestën e studentëve është me të vërtetë e turpshme. Studentët e pranishëm para kryeministrisë bëjnë me dije se atyre ju janë ofruar telefona që të braktisin protestën.
Madje ata bëjnë me dije se shumë nga styudentët kanë marrë kërcënime se do tu largohen prindërit nga puna nëse nuk ndalen.
‘Forma të tilla blerja, shantazhe apo FRESH. Sigurisht që kemi pasur presione. Po të pyesësh studentët thonë se u janë ofruar Iphone x dhe forma të tjera shantazhi. Telefona, para. U janë kërcënuar me heqje të prindërve nga puna. Këtë radhë i ka ardhur fundi. Besoj se në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri. Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon.Jo vetëm kryeministri por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi. Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë.”, tha njëri nga studentët e pranishëm në protestë.