Ndërkohë që ka perfunduar seanca plenare në Kuvend, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë e pranishëm në protestë ka kërkuar që t’i bllokojnë rrugën deputeteve.
“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu. Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh ai.