Studentët protestues, nuk e ndalin rezistencën e tyre, megjithëse nata ka rënë dhe ftohti bën punën etj. Studentët qëndruan para Kuvendit nga ora 10:00 – 13:50. Pas rreth 4 orësh protestë para Parlamentit studentët janë zhvendosur te Kryeministria.
Protesta është shumë paqësore dhe studentët theksojnë se ajo nuk do ndalet deri në plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilën nuk kërkojnë negociata por vetëm vendimmarrje.
“Shumë mirë vetë kryeministri dhe ministrja thonë që 8 kërkesat janë të drejta. Rama thjesht ti pranojë kërkesat”, thotë një student.
Protestuesve studentë në Tiranë i janë bashkuar edhe studente nga Elbasani, e Shkodra e Durrësi.