Disa prej studentëve protestues thanë në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk pranojnë në mënyrë kategorike negociata me kryeministrin Edi Rama.
Eraldo Kalemaj, njëri prej studentëve u shpreh se Edi Rama duhet të plotësojë tetë kërkesat. Ndërsa njëra prej studenteve e akuzoi kryeministrin Rama se kërkon negociata për të mos plotësuar kërkesat e tyre.
Ndërkohë studentët e tjerë u shprehën qartë se nuk ka negociata me Ramën, as takim, kjo gjë mund të kërkohet vetëm pas plotësimit të kritereve të kërkuara prej tyre./ TPZ.AL