E tmerrshme/ I bie të fikët live në televizion, ja çfarë ndodhi…

0
123

60 vjeçarja shkodrane Mimoza Tela, teksa po rrëfente për gjendjen jo të mirë shëndetësore të dy vajzave të saj dhe për mungesën e ndihmës nga institucionet, është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Në këtë transmetim live të ndërprerë nga gazetarja, gruaja po tregonte se me 80 mijë lekë të vjetra duhet të kalonte muajin, së bashku me dy vajza të sëmura dhe nipin në klasë të pestë.

‘Kam kërku ndihmë në institucione të shtetit dhe tek fondacione të ndryshme por askush nuk ma ka ofruar.

Lutem të më ndihmojnë që të bëj një jetë normale. 80 mijë lekë kam të ardhura në muaj çfarë të bëj me to më parë.

Vajzën 30-vjeçare e kam të paralizuar, ka lindur me operim dhe kaloi në vdekje klinike, dhe kaloi edhe goca e vogël në gjendje depresioni për shkak të kësaj.

Nuk kam të ardhura që t’a ndihmoj vajzën e sëmurë, kërkoj ndihmë nga ministria. Kam nipin në moshë shkolle në klasë të 5, por nuk e çoi dot në shkollë sepse ka kosto’, u shpreh ajo.

I bien të fikët live në televizion, gruaja nuk merr asnjë ndihmë për dy vajzat e sëmura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here