Imami braktis mbledhjen e Kryesisë së PD/ Shpërthen ndaj Bashës: Nuk respekton asnjë normë…

0
115

Ish-deputeti dhe ish-ministri demokrat Arben Imami, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, ai u shpreh se mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik nesër, po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë.

“Basha tha se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar. Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë”, tha Imami për gazetarët. I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PD-së, ai e mohoi. “Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thash në mbledhje”.

Më herët, Imami tha se Basha po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist.

“Shqipëria është në një moment delikat dhe deciziv për të ardhmen e saj. Mijëra studentë dhe pedagogë prej 10 ditësh kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për shkak të krizës së plotë politike, ekonomike dhe sociale. Establishmenti korruptiv politiko- financiar që po drejton dy partitë e mëdha në vend, ka detyruar rininë e vendit të dalë në sheshe e të kërkojë me forcën dhe kurajon e së drejtës shpërbërjen e kësaj status quo-je. Si pedagog i lëvizjes studentore dhe bashkë themelues i Partisë Demokratike u bëj thirrje studentëve dhe pedagogëve të vazhdojnë pa ndalim rrugën e virtytit, dijes dhe dashurisë për vendin. Historia jonë na tregon se të drejtat fitohen.

Pikërisht në këto ditë z. Basha zgjedh të mbeldhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në kundërshtim të hapur me statutin e propozuar dhe miratuar po prej tij. Kuvendi po mbildhet pa vendim të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe në kundërshtim flagrant me frymën demokratike të një partie perëndimore që ka rrëzuar komunizmin. Ky Kuvend vulos frymën e përcarjes së Partisë nga baza në qendër. Një opozitë që drejtohet në mënryrë autoritare nuk jep shpresë për një Shqipëri demokratike dhe ky është mesazhi më i gabuar që Lulzim Basha po u dërgon studentëve në protestë dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Ndaj I bindur plotësisht në principet mbi të cilet e nisem këtë luftë për liri dhe demokraci, ju bëj me dije se pjesëmarrja ime në ate Kuvend do të ishte e pamoralshme”, shprehet ish-ministri demokrat, në një njoftim për shtyp.

Të shtunën në orën 10:30, Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar. Janë rreth 7500 delegat të Kuvendit Kombëtar që do të votojnë për rreth 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kuolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here