Kampione e botës, shqiptarja sukses në boks “WBC MuayThai”

0
140

Tjetër sportiste me origjinë shqiptare, tjetër titull.

Bokserja, Alma Juniku është shpallur kampione e botës, në WBC MuayThai për peshat deri në 54 kilogram. 18 vjeçarja e cila përfaqëson Australinë në boks, mposhti në finale kundërshtaren nga Tajlanda, Zaza Sor Aree, pas 5 raundeve.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të WBC MuayThai, ku ata e përgëzuan Australinë për këtë fitore.

“Në emër të Kryetarit WBC MuayThai, Pol. Gjenerali Kovid Bhakdibhumi, Presidenti i WBC Mauricio Sulaiman dhe i gjithë ekipi në WBC ne do të dëshironim të përgëzonim zonjën Juniku për natën e saj të mahnitshme të suksesit global”, shkruhet në postimin e WBC MuayThai në Facebook.

Juniku nuk është e para sportiste shqiptare që përfaqëson një tjetër flamur, duke shtuar numrin e sportistëve kuqezi që shkruajnë emrin me ngjyrat e një tjetër kombi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here