Kryendeshja e javës së 17-të, ajo mes Partizanit dhe Kukësit ka përfunduar pa gola. Skuadra verilindore e drejtuar nga Armando Cungu arriti të frenojë skuadrën e Partizanit, e cila kryeson e vetme në renditjen tabelare dhe sot miqtë rrëmbyen një pikë me shumë vlerë.
Pjesa e parë u karakterizuar si një përballje me shumë raste, por në fund të 45-minutshit të dyja ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes duke menduar për fraksionin e dytë, i cili do të kishte pothuajse të njëjtën panoramë si me të parën.
Pas startimit të pjesës së dytë, kryesuesit e Superligës i shkuan shumë afër portës, por nuk arritën të zhbllokojnë shifrat.
Me këtë rezultat, Partizani shkon në kuotën e 36 pikëve, ndërsa djemtë e shkodranit Cungu, renditen të dytët, por me një ndeshje më shumë se Skënderbeu i vendit të tretë.