Thirrja nga Levizja AntiSoros për studentët:
Nëse ju Studentë dorëzoheni duke pranuar “NEGOCIATAT” atëhere emri “STUDENT” do respektohet (apo më saktë do të shkaktojë zhgënjim deri neveri) po aq sa emri “FRESSHist”! Në rast se REZISTONI, emri Student i Dhjetorit 2018 do jetë emri më i bukur dhe më i respektuar në Shqipëri për gjithë dekadën që vjen, dhe ju do të jeni krenarë gjithë jetës!!! Sepse ju keni jo vetëm fatin Tuaj në dorë.. por edhe Fatin e gjithë Shqipërisë! Në fakt nuk janë fëmijët që duhet të shpëtojnë prindërit por prindërit që duhet të shpëtojnë fëmijët! Por në histori njihen rastet kur fëmijët shpëtojnë prindërit dhe veten dhe ato histori tregohen, këndohen, lexohen, bëhen filma si Histori Frymëzimi! Gjithë Shqipëria i ka sytë te ju sepse ju po ngjallni shpresën që ka vrarë Pushteti dhe Opozita e Sorosit sipas Axhendës së Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë! Sepse Vrasja e Shpresës është arma e “Krimit Perfekt” që po e vret Shqipërinë! Lindja e saj është e vetmja rrugë për të shpëtuar veten, prindërit dhe vetë Shqipërinë nga vdekja në gjumë që po i bën Oligarkia Sorosiane në Pushtet dhe Opozitë! Dhe ju po e lindni SHPRESËN në çdo zemër shqiptari pa dallim politik, shpresën dhe besimin se është populli zot i fateve të veta dhe nuk mund të vdesë nga një grusht maskarenjsh! Fitorja juaj është fitore për të gjithë ndaj dhe të gjithë i kanë sytë te ju! Fitoni Ju dhe menjëherë shembulli juaj do të jetë frymëzim dhe shpëtim për të gjithë! Ndaj MOS U DORËZONI! MBAJENI GJALLË PROTESTËN dhe shpëtojeni SHPRESËN si e vetmja rrugë për të shpëtuar veten, prindërit, Shqipërinë!