Studentët i kanë kërkuar kryeministrit në ditën e 10-të të protestës që të mbledhë një seancë të jashtëzakonshme në parlament ditën e nesërme. Përmes kësaj, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre të panegociueshme.
Taulant Balla i është përgjigjur studentëve duke i kërkuar që të bëjnë paktin për Universitetin së bashku me kryeministrin në mënyrë që të miratohen të 8 pikat.