Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur sonte në Tiranë.
Aksident, mësohet se ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, kur mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.
Informacion paraprak
Në rrugën “28 Nëntori” mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.
Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.