Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denocimet e tij për shkollimin e njerëzve të politikës. Së fundi në ‘rrjetën’ e tij ka rënë Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë. Sipas Mukës, Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.
“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”,shkruan Taulant Muka, duke publikuar edhe një CV të ministrit të Bujqësisë.