Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, aktualisht deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj i ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, foli për rëndësinë e rritjes së buxhetit për arsimin. Rrokaj shtoi se qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin sa duhet dhe se buxheti për arsimin ka qenë gjithmonë nën 4%.
“Unversitetet janë interpertuar si forca që nuk bëjnë kompromis, janë antikopmromis dhe i shërbëjne shoqërisë.Sa më shumë mençurohet një komb aq më shumë pakësohen rastet e shpenzimeve të shoqërisë në gjëra të panevojshme. Shoqëria shqiptare nuk ka investuar në arsim. Po të investonte aq sa duhet në arsim në do të kishim një shoqëri tjetër. Shqipëria nuk ka shpenzuar asnjëherë më shumë se 3.84%, të buxhetit të shtetit në Arsim. Për arsimin universitar nuk ka shkuar asnjëherë shpenzimi mbi 1% të prodhimit të brendshëm bruto. Duke e dyfishuar buxhetin për arsimin kjo përkthehet dhe në paga më të larta, por edhe në përgjysmimin e shpenzimeve në familjen shqiptare. Familja shqiptare harxhon 4.4% për arsimin, ndërkohë që vende në Rajon shpenzojnë 0.6% ose 0.7%. Këtu shpenzojnë më shumë pasi qeveria jonë jep pak për arsimin dhe nuk është parë si prioritar arsimi.“-tha Rrokaj.
Për sa i përket takimit të zhvilluar dje midis kryeministrit Edi Rama me rektorët dhe dekanët, Rrokaj u shpreh se sjellja e kryeministrit nuk ishte normale, pasi i u bëri gjyq publik dhe nuk i la të fliste.
“Jam ndjerë jashtëzakonisht keq, me mënyrën se si një kryeministër sillet me to. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një kryeministër ti ftojë dhe t’u bëjë gjyqësi rektorëve dhe dekanëve dhe mos ti lërë që të flasin.”– u shpreh Rrokaj.