Trajneri i Milanit, Genaro Gatuzo mori përgjegjësitë për humbjen e skuadrës që ai drejton kundër Olimpiakosit, ndërsa e ardhmja e tij tani varet nga ecuria në kampionatin italian.
Të gjitha llogaritë janë në tavolinën e drejtuesve, të cilët në rast dështimi nuk do ta kursejnë aspak Gatuzon dhe për këtë sytë e drejtuesve janë hedhur tek ish-trajneri legjendar i skuadrës Angleze, Arsenal, francezi Arsene Wenger.
Kjo është një nga hipotezat e ngritura në mediat italiane, por vijimësia dhe rezultatet do të jenë treguesit që përcaktojnë të ardhmen e trajnerit Gatuzo në krye të “Kuqezinjve”.