Masakër e vërtetë në Tepelenë, dy madhorë bëjnë për në spital një adoleshent.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur dy banorë të Tepelenës njëri 45 vjec dhe tjetri 41 vjec, kanë goditur me levë, një të ri 22 vjecar me inicialet E.N.
Menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë janë vënë në kërkim të dhunuesve të cilët brenda pak orësh arritën të zbuloheshin dhe arrestoheshin. Arrestimi i tyre u krye pasi për motive të dobëta, goditën me leva adoleshentin tepelenas i cili si pasojë e plagëve të rënda, u shtrua me urgjencë për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.
Ndaj dy dhunuesve emrat e të cilëve policia i mban të fshehtë, rëndon vepra penale e plagosjes së rëndë me dashje.