Në ditën e 43-të të qëndresës, ja çfarë kërkojnë…

0
124

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sot në rrugë në ditën e 43-të të qëndresës së tyre. Ata kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, pas publikimit të falsifikimit të dokumenteve për njërin nga lotet e tij.

Në protetestën e ditës së sotme kanë marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Basha, si dhe deputetë të tjerë të PD-së dhe LSI-së.

Në fjalën e tij Basha tha se ky projekt është një aferë e pastër korruptive, që do i shërbejë kryeministrit Rama për të grabitur 40 milionë euro.

Ai denoncoi përpjekjen e qeverisë për të korruptuar disa nga banorët e Unazës së Re, me qëllim prishjen dhe grabitjen e pronës së qindra familjeve.

“Ka treguar para gjithë shqiptarëve dhe para botës edhe SHBA që janë bërë dy krime,  Kanë komplotuar së bashku që t’i vjedhin shqiptarëve 40 milionë euro. Vjedhja është provuar edhe në media. Edhe një herë për ta sjellë në vëmendjen e qytetarëve. Afrim Qendro është krahu i djathtë i Ramës prej vitesh. Është përfshirë Policia Bashkiake me veprimet e paligjshme të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, është përfshirë QKR-ja, është përfshirë Bashkia e Tiranës dhe vetë kryetari i Bashkisë, i cili është duke korruptuar disa nga banorët e Unazës së Re.” – tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here