Edi Rama nuk ndalet me postimet e tij të çuditshme ku kërkon dialog, ndërsa poshtë zyrës së tij protesta e studentëve vazhdon.
Sot fillimisht publikoi një foto në rrjetet sociale, ku tregohen studentë amerikanë që kërkojnë dialog me qeverinë.
‘Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme’, shkruan Rama krahas fotos.