Xherdan Shaqiri duket se ka rilindur te Liverpooli. Mesfushori me origjinë shqiptare ka shënuar golin e avantazhit 2-1 kundër Manchester United, duke i dhënë shpresa “The Reds” për të ruajtur kreun.
Vetëm 3 minuta pasi u hodh në fushë në vend të Keita, Shaqiri shfrytëzoi një top të larguar jo mirë nga mbrojtja dhe falë edhe një devijimi mposhti De Gean, i cili bëri çmos për t’i ndryshuar udhën e sferës.
Ndërkohë, 27 vjeçari nga Gjilani thelloi rezultatin në 3 me 1, nëntë minuta përpara fundit të takimit.