Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, ku ka zhvilluar takime të shumta me komunitetin Arbëresh.
‘I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino’, shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook.
Sipas presidenti Meta, ‘ky komunitet nxori disa figura të shquara ku do veçoja Joe DioGuardin ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që i ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti’.