Basha: Ja çfarë do të bëjë PD kur të vijë në pushtet… Opozita në krahë të studentëve

0
125

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në ‘5 pyetje me Babaramon’, ka komentuar protestën e studentëve.

Ai tha se opozita është në krahë të studentëve dhe nuk do t’i brtaktisë ata.

Sipas tij ligji për arsimin i Ramës është një ligj që Rama favorizon klientët e tij.

Ai theksoi se me ardhjen e PD-së, në pushtet, do të zerohet tarifa për arsimin e lartë për ata me të ardhura nën 640 mijë lekë.

‘Të kesh arsim të lartë privat nuk është mëkat. Edi Rama ka të tjera prioritete. Ai premtoi 5 % të buxhetit për arsimin. Ne kemi një vizion të qartë. Politika e hapjes së universiteteve private ëhstë standard Europian. Çfarë ndodhi me Ramën. Ai nuk pati si qëllim që atë që gjeti ta bënte më mirë, por kishte si qëllim grabitjen dhe zhvatjen. Ligji për arsimin e lartë ju jep para klientëve të Ramës. Në mbështesim kërkesat e studentëve. Në planin tonë ne do të dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë, e cila do të sjellë një politikë në raport me tarifat. Ky ka vjedhur 4 miliardë euro në 4 vite dhe sot po kontrollon gjithçka, pra ky nuk është njëlloj me opozitën që lufton kundër qeverisë. Detyra jonë ka qenë të denoncojmë pasojat që ky ligj do të sillte. Tarfafat e vendosura nga Rama janë reflektim i vjedhjes. Te Unaza e re vidhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe me llogari të fshehta. Blloku tjetër i vjedhjes është që të ndërtojnë aty pallate për të pastruar paratë e drogës. E njëjta gjë dhe arsimin, marrin paratë e shqiptarëve dhe pastaj vendosin edhe tarifë, të cilat nuk shpenzohen për arsim, por keqmenaxhohen. Plani jonë është, për të gjitha familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë, tarifa do të jetë zero, për ato mbi 640 mijë lekë përgjysmim tarife’, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here