Argjentina konsiderohet si një nga vendet, që e dashuron shumë futbollin, por së bashku me këtë ka momente kur dhuna mbizotëron në fushat e blerta.
Një arbitër ka përfunduar në fushë i gjakosur pasi u godit nga një lojtar, sepse ndëshkoi me karton të kuq një prej shokëve të tij duke e përjashtuar nga fusha.
Shoku i lojtarit mori hak dhe goditi arbitrin, ndërsa shërbimi i ambulancës ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën mjekësore të lënduarit. Agresori u ndalua menjëherë nga policia dhe pamjet e kësaj dhune po bëjnë xhiron e rrjetit.