Meta: Rinia potenciali i Shqipërisë, kam besim se Kuvendi do të…

0
133

Presidenti i vendit, Ilir Meta në fjalën e mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike tha se të gjithë institucionet duhet të reflektojnë me përgjegjshmëri dhe maturi përballë të rinjve shqiptar. Meta apeloi sërish qeverinë të reagojë me shpejtësi ndaj protestës së studentëve.

Meta: Nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me shpejtësi, me përgjegjshmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta legjitime dhe të realizueshme, ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë sepse pasuria më e madhe e këtij vendi është Rinia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here