Lionel Messi është padyshim “Mesia e Futbollit”.
“Pleshti” nga Argjentina është një makineri golash, ku edhe pse në moshën 31 vjeçare vijon të bëj atë që di të bëj më mirë, të shënojë. Numri 10 i Barcelonës shënoi një tripletë në fitoren 5-0 që skuadra e tij arriti përballë Levantes, duke e dërguar numrin e rrjetave personale brenda këtij sezoni në 50. Kjo nuk është hera e parë që 5 herë fituesi i Topit të Artë arrin në këtë kuotë brenda një viti kalendarik. Rekord që regjistrohet për të 9-ën herë nga Messi, i cili në 9 sezonet e fundit vetëm një herë nuk e ka kaluar këtë kuotën.
Viti 2013 mund të jetë ai shterpë për të, pasi u ndal në vetëm 45 gola të realizuar, shumë pak nga ai i një viti më parë, ku arriti kuotën e 91 rrjetave. Për të thelluar rekordin e vitit 2018 i ka mbetur vetëm ndeshja e fundjavës ndaj Celta Vigo-s, por kjo nuk është e rëndësishme për të, pasi rekordet kanë vetëm një emër, Lionel Messi.