Përfundon teatri i Rilindjes/ Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve!! Ja çfarë shkruan Rama…

0
112

Kryeministri Edi Rama vijon të organizojë shfaqe teatrale me anëtarët e FRESSH dhe pedagogët e Rilindjes. Ditën e sotme studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierës, të mbështetur edhe nga pedagogu Redi Muçi deklaruan se nuk do të shkojnë në takim me Ramën.

Ndërkohë që me skenarin Rilindas dhe regjinë e vetë Ramës, në orën 5 u zhvillua një takim mes kryeministrit dhe ‘studentëve e pedagogëve’, takim të cilin vetë kreu i qeverisë e ka cilësuar si mjaft të frytshëm.

Ja çfarë shkruan Rama në twitter:

Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun(e në fakt zhvilluam vetë Dialogun)????Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë????Nesër vazhdojmë????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here