Reagon Braimllari: Pasojat e qeverisë “Rama” ndaj dhe gjithë vendit është në protestë…

0
134

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari deklaroi sot në protestën e banorëve të Unazës së Re se gjithë Shqipëria është ngritur në protestë kundër qeverisë “Rama”. Ai tha se sot shqiptarët e kanë kuptuar se po drejtohen nga një kryeministër mashtrues, arrogant dhe i paaftë që të vetmin shqetësim ka si të mbulojë vjedhjet e tij dhe të vartësve në qeveri.

Ai deklaroi se sot shqiptarët janë më të varfër, si pasojë e qeverisjes “Rama” ndaj dhe gjithë vendit është në protestë.

Prononcimi për mediat i deputetit të LSI, Endrit Braimllari:

“E para është për t’u vlerësuar qëndrimi heroik i banorëve të Unazës së Re, sepse falë këtyre banorëve është dokumentuar me fakte vjedhja që Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro do të bënin në Unazën e Re.

E mbani mend shumë mirë se çfarë tha Edi Rama ditën e parë kur këto banorë protestonin. Tha që nuk kam lekë për t’ju dhënë ju për dëmshpërblim, sepse paratë do i çoj për kopshte, do i çoj për çerdhe, do i çojmë për shkolla. U vërtetua që paratë nuk shkojnë për kopshte, por shkojnë në xhepin e Edi Ramës. Pra kjo qëndresë heroike zbuloi një vjedhje shumë të madhe që Edi Rama po bënte.

Sot meraku më i madh i Edi Ramës nuk është çështja e Unazës së Re. Meraku më i madh i Edi Ramës është se si të fshehë krimin, korrupsionin dhe si të fshehë kompanitë off shore ku do të çonte paratë dhe ku do të pastronte paratë e tij të pista. Ndaj sot këta banorë janë në të drejtën e tyre legjitime. Që në ditën e parë të protestës nuk kam pasur dyshime që këto banorë kishin të drejtë. Kishin të drejtë, sepse kjo zonë këtu ka disa tipologji. Në këtë zonë këtu ka familje me certifikatë pronësie, ka familje që janë në proces legalizimi, ka familje që kanë kryer matjet e legalizimit. Pra nëse kjo do të ishte një zonë studimore, nëse kjo do të ishte një zonë ku do të zhvillohej një projekt, atëherë pse duhet të legalizoheshin këto projekte?Pra do të thotë që Edi Rama ka kryer një akt kriminal në këtë zonë.

Sot Prokuroria duhet të pezullojë urgjentisht punimet në Unazën e Re, e kemi thënë, kjo është një skenë krimi. Sot këtu nuk duhet të ketë asnjë makineri, asnjë punëtorë të çfarëdo lloj kompanie private. Të pezullohen punimet nga Prokuroria sepse ky projekt, ky tender është në proces hetimor.

Ne kemi të bëjmë më një kryeministër të papërgjegjshëm, kemi të bëjmë më një kryeministër arrogant, kemi të bëjmë më një kryeministër mashtrues, ku prej 13 ditësh poshtë zyrës së tij protestojnë mbi 20 mijë studentë dhe ai tallet me shqiptarët. Shqiptarët nuk janë sot këtu për të dëgjuar ofendimet, ironinë apo talljen që Edi Rama i bën atyre.

Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër të përgjegjshëm, shqiptarët kanë nevojë për një qeveri të përgjegjshme, shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që i shërben shqiptarëve, sot Shqipëria është më e varfër se kurrë dhe është për shkak të Edi Ramës. Nuk ka një ministër të Edi Ramës që të flasë për mundësi punësimi, nuk ka vende të reja pune në këtë vend, nuk ka zhvillim ekonomik, ka vetëm shkatërrim biznesi, ka vetëm gjoba, ka vetëm vjedhje, ndaj të jeni të bindur që jo vetëm në Unazën e Re, por në të gjithë Shqipërinë protesta do të jetë masive që ta kuptojë mirë Edi Rama se nuk është një protestë e disa banorëve të Unazës së Re, protesta studentëve nuk është protestë e një grupi studentësh, por është protestë e akumulimit të mllefit të akumulimit të urrejtjes, të frikës që kanë sot shqiptarët. Sot shqiptarët janë më të varfër, i ka shkuar aty ku nuk mban më, ndaj sot e gjithë Shqipëria është sot në protestë.

Faleminderit!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here