Pas kërkesës së shtuar të studentëve drejt Ambasadave të BE dhe SHBA-së në vendin tonë, vjen dhe reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë.
Në një reagim në fb, delegacioni i BE-së thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë.
Delegacioni i BE-së thotë se ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre.
“Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”.
Delegacioni i BE-së nënvizon se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.