Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama me studentë e pedagogë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpêr salla të ngrohta! Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!” – shkruan Salianji në profilin e tij në facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës.
Një ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi një takim me studentë të Gjeologji Minierave ndërsa ditën e sotme takimi u zhvendos në Universitetin Bujqësor të Tiranës.