Mauro Icardi është objekti i dëshirave të disa klubeve, por tifozët zikaltër nuk do të donin ta shihnin kurrë kapitenin e tyre me një fanellë, atë të Juventus. E megjithatë, në verë gjërat mund të kishin shkuar pikërisht ashtu, të paktën nëse besohen fjalën e Wanda Nara: “Larg nga rinovimi, Inter donte ta shiste tek Juventus”.
Reagimi i klubit zikaltër nuk mund të mungonte dhe pozicionin e shoqërisë e ka marrë Drejtori Sportiv Piero Ausilio: “Janë deklarata folkloristike, mund të them me qetësi se Icardi nuk do të shkojë kurrë tek Juventus. Kapiteni ka refuzuar ofertën e parë, por ne duam ti rinovojmë dhe përmirësojmë kontratën”.
Ausilio, i vlerësuar me cmimin “Menaxheri sportiv i 2018” në eventin e organizuar nga studio Sciumé e mbështetur nga Shoqëria e Drejtorëve Sportivë, ka shtuar: “Nga ana jonë ka koerencë, jemi shumë të kënaqur me Icardi. Jam në zyrë cdo ditë në dispozicion të kujtdo prokuratori, kemi besim për rinovimin “. Ndërsa në lidhje me faktin se kapiteni interist mund të kishte shkuar tek Juventus në verë e kalon me një batutë: “Unë e Marotta kemi qeshur shumë”.