Mehmetaj: Protesta e studentëve, burim frymëzimi për shqiptarët. Arroganca e Ramës tregon se e ka kuptuar që i erdhi fundi…

0
257

“Kauza e studenteve dhe reagimi i tyre është aq i rëndësishëm për ne, sa kemi lene mënjane kartën e anëtarësise dhe flamurin e partisë dhe jemi bashkuar në revoltën e tyre”

 

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj në një intervistë për gazetën “Standard” foli mbi protestën e studentëve të cilën e cilësoi si burim frymëzimi për shqiptarët. Po ashtu Mehmetaj komentoi edhe reagimin e qeverisë mbi këtë protestë duke pohuar se arroganca dhe papjekuaria e kryeministrit tregon sipas saj frikën që e ka pushtuar kreun e qeverisë. Nga ana tjetër, deputetja e LSI ka komentuar edhe aksionin e opozitës në vazhdimësi si edhe protestat e ndodhura në disa qytetet të Shqipërisë.

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

1-Cili është mendimi juaj për protesten e studentëve deri më tani?

Protesta e studenteve është kthyer tashmë në burim frymëzimi për shqiptarët. Ata ditën me forcen dhe energjinë që i karakterizon të ndezin një dritë në fund te tunelit. Aktivizimi i tyre, rezistenca dhe vendosmëria po ndihmojnë cdo dite që qytetaret të vrasin frikën brenda vetes dhe të kuptojnë rendesine e vërtetë që kanë në shoqeri. Nga ana tjeter kjo protestë, përveç problemeve të arsimit të lartë, reflekton edhe revoltën e madhe te qytetarëve. Reflekton varferinë dhe pamundesinë e familjeve për ti rritur fëmijët me kushtet që meritojnë. Reflekton nivelin e lartë të papunësisë. Reflekton rritjet e çmimeve dhe të gjitha pagesave qe qytetarët detyrohen ti paguajnë shtetit. Relfekton mungesen e sigurisë. Une, sot me shumë se kurrë, ndihem krenare ta quaj veten pjesë të rinisë shqiptare. Te rinjtë tanë ja dolen të jenë vetvetja dhe të jenë mbi çdo pushtetar që kërkon ti përdore për interesa dhe përfitime.

 

2-Si i komentoni reagimin e qeverisë e cila këmbëngul se do të plotësohen 8 kërkesat vetëm me dialog?

Kryeministri është mësuar ti nënshtrojë e gënjejë qytetarët duke i bërë ata pjesë të skenarëve të tij. Besoj të gjithë i kemi parasysh premtimet që bëri përballë naftetarëve, minatorëve, biznesit të vogel apo qofte edhe qytetarëve kuksianë dhe pasi kamerat u fikën e protestat shpërndaheshin, pala protestuese me shumë kishte humbur se fituar. Sepse ky kryeminister që na qeverisë di të premtojë, duke u betuar e stërbetuar dhe në fund i vetmi premtim që realizon është ai i fryrjes së xhepave të tij. Studentët kanë të drejtë që refuzojnë dialogun, ata e kanë kuptuar qe dialogu është rruga për të bërë premtime boshe duke zhbërë protestën e tyre. Nga ana tjetër, arroganca dhe papjekuria e Kryeministrit tregon frikën që e ka pushtuar. Tregon se e ka kuptuar që fundi i erdhi dhe për turpin e tij te madh i erdhi nga rinia. Retorika e tij e ditëve të fundit është aq feminore, aq pa argument dhe aq pa të vërteta sa tregon qartazi se është kthyer ne fatkqësi për vendin tone.

3-Si e vlerësoni ecurinë e arsimit në Shqipëri në këto vite?  

Pergjatë gjithe punës sime të deri tanishme si deputete, kam ndjekur me shumë vemendje e përkushtim çështjet e arsimit. Edhe gjatë kohës kur LSI ka qenë pjesë e qeverisjes, me tone të ashpra kam ngritur zërin lidhur me arsimin dhe shpesh shqetësimet e të rinjve dhe arsimtarëve i kam reflektuar me aksione konkrete. Unë mendoj se politika shqiptare e këtyre 28 viteve i ka një borxh të madh arsimit dhe të gjithë brezat që janë edukuar në shkollat shqiptare. Po një borxh akoma edhe më të madh arsimit i ka Rilindja dhe Kryeministri Rama, të cilët në mënyrë të qëllimshme kanë ulur investimin në arsim dhe kanë shkatërruar një sistem. Pavarësisht se këto ditë problemet e studentëve dhe arsimit të lartë janë bërë shumë te dukshme në sy të shqiptareve, problemi me arsimin fillon që në parashkollor dhe pastaj në arsimin parauniversitar. Me kurrikula që pengojnë zhvillimin kritik të femijëve, me mësues të pa trajnuar (të futur në sistem nëpërmjet portalit të paligjshem “Mësues për Shqipërine”), me korrupsionin që është i dukshëm e i prekshëm, me tekse të përkthyer keq e për të vazhduar me shkolla që u mungojne dyert e dritaret. Nuk po zgjatem me arsimin e lartë, pasi problemet tashmë të gjithë i kanë të qarta. Nëse do të bëja një përmbledhje do të thoja: Arsimi në Shqipëri është i nën investuar, mungon vizioni në politikat arsimore dhe mbi te gjitha vullneti dhe dëshira për te edukuar ashtu si duhet femijet e shqiptarëve. Nga ana tjeter edhe pse nuk është cilësor, arsimi ne Shqipëri u kushton shume familjeve shqiptare, aq sa nëse krahasohen me rajonin shpenzojnë 4 herë më shumë. Si rrjedhojë e ketij sistemi arsimor që po degradon nga dita në ditë, familjet shqiptare bëjnë çdo lloj sakrifice për t’i shkolluar femijët jashtë vendit.

 

4-Cila është vazhdimësi e aksionit opozitar lidhur me protestat, pasi kemi disa vatra protestash në vend?

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim është shprehur shume qartë lidhur me angazhimin tonë në protestën e rinisë studentore. Kauza e studentëve dhe reagimi i tyre është aq i rëndësishëm për ne, sa kemi lënë mënjane kartën e anëtarësise dhe flamurin e partisë dhe jemi bashkuar në revoltën e tyre. Jam e bindur që jo vetem ne, por të gjithë shqiptarët, janë ngritur në këmbë dhe janë në krah të studentëve (fëmijëve tanë). LSI më shumë se çdo parti tjetër e gjen veten krah studentëve, pasi pjesa më e madhe dhe më vitale e LSI janë student apo të rinj. Po ashtu LSI ka fituar votën e qytetarëve që të jetë në sherbim të tyre, kjo do të thote se ne jemi në krah të çdo qytetari që sot është i revoltuar dhe proteston. Angazhimi ynë nuk është vetëm fizik, përkundrazi puna është intensive për të denoncuar çdo aferë dhe për të propozuar zgjidhjet më te mira. Në rastin konkret propozimet e LSI lidhur me amendimet në Buxhetin e Vitit 2019 dhe në Ligjin për Arsimin e Lartë ishin zgjidhja e duhur për të realizuar 8 kërkesat e studentëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here