Parashikimi i motit për të mërkurën…

0
161

Sot pasdite dhe nesër  priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, kryesisht gjatë ditës së sotme.

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës; në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C

në vendet e ulëta: 2 / 10 °C

në vendet malore: -5 / 3 °C

Sot pasdite (e martë, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e mërkurë, dt.19) do të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here