Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Në ditën e 46 të protestës, Basha paralajmëroi se nesër PD do publikojë fakte dhe dokumente të reja të asaj që ai e quan aferë korruptive.
Sipas Bashës, Rama jo vetëm që ka dashur të vjedhje 40 mln euro nga buxheti i shtetit, por do të ndërtojë pallate me paratë e drogës. Basha tregoi dhe emrin e biznesmenit i cili sipas tij do të ndërtojë pallate tek Unaza e Re.
Nesër PD me dokumente do të tregojë se si Rama dhe Veliaj ndryshuan planin urbanistik për t’i dhënë një personi i dënuar me 21 vite burg leje për të ndërtuar pallate ku do prishen shtëpitë. Këto banesa do prisheshin që të ndërtojë pallate një person për të pastruar paratë e drogës. Ai që do të ndërtojë këtu është Edmond Bego. Mosveprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës”- tha Basha.