Befason Halili/ Ndryshime të mëdha tek Tirana. Do vijnë njerëz që…

0
149

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka bërë një deklaratë të fortë teksa flet në Supersport, gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga FSHF. Halili shprehet se viti i ri do të sjellë ndryshime të mëdha tek Tirana, ku priten edhe donatorë të rinj.

“Ky nuk ka qenë një vit i mirë. Uroj që të ndryshojmë në të ardhmen. Uroj që ky të jetë viti i fundit me këto rezultate dhe në të ardhmen të ecim përpara. Nuk është se ka gabuar një futbollist, por herë njëri dhe herë tjetri.

Dua të përmbledh me pak fjalë. Qofshin të gjitha të këqijat me këtë vit dhe të ikin. Përfitoj nga rasti të uroj tifozët e Tiranës gëzuar vitin e ri dhe them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, pasi do të ketë shumë ndryshime sa i përket aksionarëve të rinj. Duhet të bëjmë një sqarim të qartë. Shpresoj që këtë vit të ketë shumë ndryshime. Partnerët nuk i afroj unë, por vijnë vetë. Do ketë donator të ardhshëm dhe them se do të jenë nga njerëzit e biznesit më të mëdhenj në Shqipëri. Do flasim me njerëzit të cilët janë të interesuar nga biznesi dhe e njohin sportin. Nga fillimi i vitit do kemi një përgjigje të saktë.

Merkato? Në janar është e vështirë të gjej lojtar, dhe këmbëngul se ne kemi lojtarë të mirë. Ndoshta do të duhet pak punë dhe kurajë qoftë nga stafi dhe drejtuesit, drejtori sportiv që neve me pak ndryshime skuadra do të ecë para. e sigurt që do të kemi pak merkato dhe uroj të na dalë fat që të marrim 2-3 lojtarë që të kemi skuadër sa më të mirë.” – deklaroi Halili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here