Rofeshata e mahnitshme me të cilën vitin e kaluar Cristiano Ronaldo mposhti Gigi Buffon dhe Juventus, kur luante ende për Real Madrid, në ndeshjen e vajtjes në cerekfinalet e Champions League është shndërruar në vepër arti, duke u bërë edhe e pashlyeshme në memorien e të gjithëve.
Merita është e një artisti kolumbiano, Mauricio Benitez, me emrin e artit Mr Bling, që ka riprodhuar në një tablo e bërë e gjitha me gurë Swarovski, veprimin atletik spektakolar të kampionit portugez. Të dy janë takuar të martën në Torino ku juventini ka marrë dhuratë dhe ka shijuar veprën e artit.