Periudha e shtatzënisë karakterizohet me ndryshimin në trupin e një gruaje, prandaj aktiviteti fizik duhet të jetë parësor, për shëndetin në këtë periudhë dhe pas saj.
Është një metodë që së fundmi po aplikohet në Kosovë, që ndihmon tonifikimin, forcimin dhe ndihmesën në lindje.
Është fjala për Aqua fit, apo aktiviteti fizik në ujë.
Profesori i Edukimit Fizik, Arbër Avdiu për T7 Story tregoi më shumë detaje për këtë metodë.
“Realisht ndikimi i aktivitetit fizik në trupin e njeriut është i shumëllojshëm, duke e marrë paradysdh faktin që njeriu prej kur lind, gjëja e parë që kërkon është lëvizja. Në shtatzëni aktiviteti fizik është dy herë më i rëndësishëm”, ka thënë Avdiu.
Ndiqeni storien e plotë të përgatitur nga T7 Story, për të kuptuar më shumë rreth rëndësisë së aktivitetit fizik gjatë shtatzënisë: