Incidente gjatë uljes së tre astronautëve që kthehen në Tokë…

0
135

Anija kozmike ruse ”Sojuz”, që kthehej nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) me tre astronautë në bord, një rus, një gjerman dhe një amerikane, u ul pa problem sot në stepat e ngrira nga dëbora në Kazakistan.

”Ulja u krye. Ekuipazhi i ‘Sojuz MS-09’ mbërriti në Tokë pas 197 ditëve në orbitë”, njoftoi me anë të një postimi në Twitter agjencia ruse e hapësirës, Roskosmos.

”Gjermani Alexander Gerst i Agjencisë Hapësinore Europiane (ESA), amerikania Serena Aunon, drejtuesja e NASA-s dhe rusi Sergei Prokopiev i ‘Roskosmos’ u ulën pak para orarit të programuar rreth orës 08:02 (05:02 GMT)”, sqaroi Roskosmos në faqen e saj në internet.

Ekuipazhi ndihet mirë pas rikthimit në Tokë, ndërsa pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në web-et e NASA-s dhe Roskosmos-it nuk kanë mundur të shfaqin uljen e anijes për shkak të një mjegulle të dendur në stepën kazake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here