Irani ka reaguar sot ndaj dëbimit të ambasadorit të tij nga Shqipëria duke e konsideruar Shqipërinë një “viktimë të skenarëve amerikano-zionistë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme te Iranit, Bahram Qasemi deklaroi se Shqipëria ka rënë viktimë e “masave të padëshirueshme” ndaj diplomatëve iranianë.
Deklarata i bë pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar nga vendi ynë, Gholamhossein Mohammadnia – Ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit dhe një zyrtar tjetër të kësaj ambasade me akuzën se komplotonin akte terroriste në dëm të sigurisë së vendit.