Teksa në Kuvend u shënua incidenti i parë mes opozitës dhe qeverisë, jashtë Kuvendit janë dhjetra e mijëra studentë dhe qytetarë në protestë kundër qeverisë. Jo vetëm mbështetës së studentëve por mijëra qytetarë janë në protestë për varëfrinë, korrupsionin.
Studentët po mbajnë fjalime ku bëjnë thirrje që protesta e tyre mos ketë ngjyrime politike. “Çdo shqiptar të lërë partitë, mos bëni thirrje partiake por bëni thirrje për mbrojtje të kauzës sonë. Kemi 15 ditë dhe nuk kemi folur për ligjin e arsimit të lartë”, tha një student.
Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Kryeministri Edi Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.