“Largimi i diplomatëve iranian, vendim i drejtë por i vonuar!”. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka reaguar mëngjesin e sotëm, lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për dëbimin e dy diplomatëve iranianë, që po komplotonin akte terroriste në vendin tonë.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinve iranian që jetojnë si azilant politik në vendin tonë dhe që janë kundërshtar të vendosur të regjimit teokratik të ajetullahve”.
Reagimi i Berishës
Largimi i diplomatëve iranian, vendim i drejtë por i vonuar!
Të dashur miq, nga mediat mësohet se qeveria ka vendosur të largojë ambasadorin dhe një diplomat tjetër iranian. Ky vendim vjen pas një veprimtarie të rrezikshme, komplotiste, të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në drejtim të muxhahedinve iranian që jetojnë si azilant politik në vendin tonë dhe që janë kundërshtar të vendosur të regjimit teokratik të ajetullahve.
Në këtë kontekst mund të thuhet se largimi i tyre është plotësisht i motivuar por dhe i vonuar. sb