Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve të PS-së në Kuvend.
Ai thotë se ata disa janë shtylla të krimit dhe disa janë skllav të krimit.
Berisha akuzoi deputetin e PS-së, Ulsi Manja si skllav të krimit, ndërsa Gjylametin e quajti ndrikull.
Fjala e Berishës:
Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Pse ta ka përgatitur fjalën Ymeri? Sepse ta kapi për zverrku dhe të nxori nga gara në Dibër.
Edhe ato interpretimi që janë për ty janë interpretimet e skllavit. Sepse jo të gjithë jeni shtylla e krimit, ka edhe skllevër të krimit.
Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim.
Ndaj secili prej jush….Gjylameti edhe ti je ndrikull, mos do të na lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit.
Ju jeni ose shtylla të krimit ose skllevër të krimit.