Policia procedon 67 drejtues mjetesh…

0
162

Policia rrugore në Tiranë vijon aksionet e saj në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë.

Policia ka arritur të evidentojë dhe procedojë 67 drejtues mjetesh, pasi nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorit në vija të bardha, duke rrezkuar kështu jetën e tyre.

Për të luftuar këtë fenomen, strategjia e re e policisë është identifikimi i shkelësve teksa qëndrojnë ‘të fshehur’ pranë rrugëve më problematike.

Ndonëse gjobën mund të mos e merrni në dorë, kjo pasi rrugorët mund të mos ju ndalojnë, por mbajnë shënim targën e mjetit dhe fotografojnë e filmojnë gjithçka.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës duke parë shtimin e numrit të këmbësorëve dhe mjeteve, në rrugët e kryeqytetit dhe sheshet kryesore ku janë përqëndruar zonat festive, por edhe rrezikun që u kanoset këmbësorëve në vendkalimet e tyre dhe jo vetëm, ka shtuar ndjeshëm patrullat të cilat monitorojnë dhe dokumentojnë kryesisht shkeljet që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, siç janë edhe mosdhënia e përparësitë ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në disa segmente rrugore të cilat nga analizat e aksidenteve janë evidentuar si “njolla të zeza” për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që kanë sjellë here pas here këto ngjarje rrugore, janë evidentuar dhe proceduar 67 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe janë këshilluar shumë këmbësor që të përdorim vendkalimet e përcaktuara, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar kur kapërcejnë rrugën, veçanërisht natën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here